Sport
Zyrtare: Danilo do të mungojë dy muaj për Juventusin, shkak lëndimi
Demokracia
15:26 | 22 Nëntor 2021

Share:

Futbollisti brazilian, Danilo do të mungojë dy muaj për Juventusin, për shkak të lëndimit që pësoi.

Danilo u lëndua në fitoren 2-0 të Juventusit ndaj Lazios të shtunën, me ç’rast u detyrua ta linte fushën në minutën e 15-të, shkruan Demokracia.com.

Lajmin për mungesën e Danilos e ka bërë të ditur klubit torinez përmes faqes zyrtare.

30-vjeçari këtë sezon ka 14 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat.

Ai iu bashkua Juventusit në vitin 2019 nga Manchester City dhe ka kontratë deri në vitin 2024. /Demokracia.com

Të ngjashme