Sport
ZYRTARE: Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United, vendimi hyn në fuqi menjëherë
Demokracia
18:38 | 22 Nëntor 2022

Share:

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me efekt të menjëhershëm, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi anglez nëpërmjet një komunikate të lëshuar në uebfaqen zyrtare.

“Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët, me efekt të menjëhershëm. Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij mirë në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.


Deri te ky vendim erdhi për shkak të deklaratave të Cristiano Ronaldos duke akuzuar klubin për “tradhti”.

Gjatë intervistës në fjalë, ylli portugez madje kishte deklaruar se nuk e respekton fare trajnerin Erik ten Hag.

37-vjeçari u rikthye te “Djajtë e Kuq” në vitin 2021 nga Juventusi./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025