Sport
Zyrtare: Courtois “blindohet” nga Real Madridi me kontratën e re
Demokracia
14:16 | 16 Gusht 2021

Share:

Thibaut Courtois ka vazhduar kontratën me klubin mbretëror, Real Madrid.

Los Blancos dhe portieri belg kanë rënë dakord të zgjasin kontratën deri në vitin 2026, shkruan Demokracia.com.

Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë e lëshuar në faqen zyrtare nga Real Madridi.

“Real Madrid CF dhe Thibaut Courtois kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit, i cili do të mbetet i lidhur me klubin për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2026”, thuhet në komunikatë.


29-vjeçari iu bashkua “mbretërve” në vitin 2018, ndërsa tashmë është lojtar i palëkundur në portën e Real Madridit.

Vlera e tij në treg sipas “transfermarkt.com” është 60 miloonë euro. /Demokracia.com

Të ngjashme