Sport
Zyrtare: Correa transferohet te Interi, nënshkruan për katër vite
Demokracia
14:47 | 26 Gusht 2021

Share:

Sulmuesi argjentinas, Joaquin Correa është transferuar te kampionët e Italisë, Interi.

“Neurazzurët” kanë njoftuar zyrtarisht se Correa i është bashkuar atyre në formë huazimi nga Lazio me detyrim të blerjes, shkruan Demokracia.com.

Correa dhe Interi kanë firmos një kontratë që e mban të lidhur lojtarin me klubin deri në qershor të vitit 2025.

“FC Internazionale Milano njofton se Joaquin Correa është lojtar i ri i “Nerazzurri”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e “zikaltërve”.


27-vjeçari ishte pjesë e Lazios nga viti 2018 kur kaloi nga klubi spanjoll i Sevillës.

Interi është vetëm klubi i tretë italian ku Correa bëri karrierën, ngase para Lazios ai ishte pjesë edhe i Sampdorias. /Demokracia.com

 

Të ngjashme