Sport
Zyrtare: Christophe Galtier emërohet trajner i ri i Paris Saint-Germainit
Demokracia
14:54 | 05 Korrik 2022

Share:

Paris Saint-Germain ka emëruar Christophe Galtier si trajnerin më të ri të skuadrës.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit parisien përmes uebfaqes, shkruan Demokracia.com.

Tekniku francez ka nënshkruar kontratë për dy sezone, deri më 30 qershor 2024.

“Christophe Galtier emërohet trajneri i ri i Paris Saint-Germain. Paris Saint-Germain ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Christophe Galtier si trajner kryesor i ekipit të tij profesional. Tekniku francez ka nënshkruar kontratë për dy sezone, deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin e klubit francez.


Në moshën 55-vjeçare, ish-mbrojtësi tani është një nga trajnerët më të njohur dhe me përvojë në futbollin francez.

Pasi mbaroi karriera e tij si lojtar, Christophe Galtier filloi një karrierë të shkëlqyer si trajner, fillimisht si asistent më pas si trajner kryesor, nga Saint-Étienne (2009-2017) në Nice (2021-2022), nëpërmjet Lille. (2017-2021)./Demokracia.com/

Të ngjashme