Sport
ZYRTARE: Caktohet gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në El Classicon e 10 prillit
Demokracia
12:25 | 08 Prill 2021

Share:

Një nga derbit më të zjarrtë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë.

Real Madridi dhe Barcelona do të përballen mesvete në kryeqytetin spanjoll të shtunën e 10 prillit, shkruan Demokracia.com.

Gjyqtari kryesor i El Classicos do të jetë Mateu Lahoz i cili ka ndarë drejtësinë edhe në takimet e tjera ndërmjet dy rivalëve të përbetuar.

Kur Lahoz ka qenë gjyqtar kryesor, Barcelona ka fituar vetëm një ndeshje në pesë të fundit.

Hera e fundit kur Lahoz ishte prezent në El Classico si “bilbil” kryesor, “Mbretërit” mposhtën Barcelonën me rezultat të pastër 2:0 në vitin që lamë pas.

Pas 29 përballjeve në La Liga, Real Madridi ndodhet në vendin e tretë me 63 pikë, kurse Barcelona është një pozitë më lart me dy pikë më shumë.

Ballafaqimi ndërmjet dy gjigantëve të futbollit zhvillohet nga ora 21:00. /Demokracia.com

Të ngjashme