Sport
Zyrtare: Burim Maraj kryetar i ri i KB Prishtina
Demokracia
20:52 | 02 Shkurt 2021

Share:

Skuadra e basketbollit KB Prishtina, sot ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, derisa edhe ka zgjedhur kryetarin dhe bordin e ri, shkruan Demokracia.com.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar se kryetar i ri është zgjedhur Burim Maraj, për të cilin nuk pati asnjë votë kundër.

Njoftimi i plotë i KB Prishtina:

 

Sot në ambientet e “Hotel International Prishtina” u mbajt Kuvendi Zgjedhor i klubit. Në praninë e shumë anëtarëve dhe dashamirëve të klubit tonë në cilësinë e delegatëve, u votua për kryetarin e ri të klubit.

Me të gjitha votat Për, z.Burim Maraj u zgjodh kryetar i ri i klubit Sigal Prishtina.

 

Ish basketbollisti i Prishtinës, Burim Maraj, është magjistër i shkencave të ekonomisë në London Metropolitan University, si dhe ka përvojë të madhe në fusha të ndryshme të menaxhmentit dhe ndërmarrësi.

 

Po ashtu sot është zgjedhur edhe Bordi i ri i klubit, i cili premtoi një punë të madhe për klubin më të trofeshëm shqiptar në krejt hapësirën gjeografike shqiptare.

 

Në këtë kuvend zgjedhor, të pranishëm ishin edhe tifo grupi ynë më i mirë shqiptar Plisat, zyrtarë të Federatës së Basketbollit të Kosovës, të Komunës së Prishtinës, si dhe sponzorët tanë besnikë. /Demokracia.com

Të ngjashme