Sport
Zyrtare: Brozoviq “blindohet” me kontratë të re nga Interi
Demokracia
16:49 | 23 Mars 2022

Share:

Mesfushori kroat, Marcelo Brozoviq ka nënshkruar kontratë të re me Interin. Brozoviq ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me “zikaltrit” dhe kësisoj do të jetë pjesë e kampionëve në fuqi të Italisë deri vitin 2026, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi “Neurazzur” nëpërmjet një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare.

“Internazionale Milano njofton se është arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Marcelo Brozovic : mesfushori i lindur në vitin 1992 do të jetë Nerazzurri deri  më 30 qershor 2026”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

E vetë futbollisti Brozoviq u shpreh i lumtur me rinovimin e kontratës, derisa dha një deklaratë.

“Jam shumë i lumtur që kam zgjatur kontratën time me Interin. Unë e doja shumë këtë rinovim dhe Kompania e dinte këtë. Unë kurrë nuk kam dashur të flas me ndonjë ekip tjetër për respekt për Interin dhe tifozët e tij”, u shpreh Brozoviq për faqen zyrtare të Interit.

“Falenderoj kompaninë dhe e përsëris, sot jam shumë i lumtur. Gjithmonë u kam thënë agjentëve të mi se nuk do të doja të flisja me asnjë klub tjetër nëse Interi nuk më thoshte se nuk do të dëshironte të rinovonte kontratën time”. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024