Sport
Zyrtare/ Bournemouth huazon mbrojtësin e Romës
Demokracia
09:11 | 31 Janar 2023

Share:

Bournemouth ka njoftuar transferimin e Matias Vina nga Roma.

Mbrojtësi uruguaian arrin në formë huazimi për 6 muaj me të drejtë blerjeje dhe pjesën tjetër të sezonit do të luajë në Premier League.

“Jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin me mbrojtësin e krahut të majtë, Matias Vina, i cili vjen në formë huazim fillestar gjashtë mujor nga Roma” – shkruan Bournemouth

25-vjeçari u transferua verën e vitit 2021 nga Palmeiras te Roma, por këtë sezon u zhduk nga harta e Mourinho-s dhe tani do të provojë të rigjejë vetëveten.

Të ngjashme