Betim Halimi, portieri kosovar që aktivizohet te klubi ukrainas, Olimpik Donetsk është ftuar nga Kosova për ndeshjet e marsit.
Klubi ukrainas e ka konfirmuar këtë lajm në faqen zyrtare në “Twitter”, shkruan Demokracia.com.
“Portieri kosovar i Olimpik Donetskut, Betim Halimi ka marrë thirrje për të qenë pjesë e ekipit të vendit të tij”, shkruan klubi.
Ndryshe, Kosova do t’i luajë tri ndeshjet në muajin mars.
Fillimisht, “Dardanët” përballen me Lituaninë më 24 mars në Prishtinë në një ndeshje miqësore.
Më pas, Kosova luan ndaj Suedisë më 28 mars dhe ndaj Spanjës më 31 mars në kuadër të cillit eliminator për Botërorin 2022. /Demokracia.com
Бетим Альими получил вызов в национальную сборную Косовоhttps://t.co/yL54PYZ8VY pic.twitter.com/H5EbTbcSUT
— СF Olympic (@fcolympic_don) March 9, 2021