Sport
Zyrtare: Bernard Challandes publikon listën e të ftuarve për ndeshjet e marsit, mungon Astrit Selmani
Demokracia
15:31 | 17 Mars 2021

Share:

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e këtij muaji, përcjell Demokracia.com.

“Dardanët” do të zhvillojnë miqësore kundër Lituanisë, më 24 mars dhe dy duelet kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Suedisë, më 28 mars dhe kundër Spanjës, më 31 mars.

I ftuar për këtë grumbullim ka qenë edhe sulmuesi i skuadrës Hammarby IF, Astrit Selmani, por për shkak se ka rezultuar pozitiv në COVID-19 nuk ka mundësi t’i bashkohet Kosovës.

Si zakonisht, “Dardanët”do të akomodohen në hotel “Emerald”.

Kurse, stërvitjen e parë do ta zhvillojnë të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00. /Demokracia.com

Të ngjashme