Sport
Zyrtare: Benzema rinovon kontratën me Real Madridin
Demokracia
16:52 | 20 Gusht 2021

Share:

Karim Benzema do të mbetet pjesë e Real Madridit edhe më tutje.

Sulmuesi francez e ka rinovuar kontratën e tij deri në qershor të vitit 2023 me klubin nga Madridi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Futbollisti francez kishte kontratë deri në vitin 2022, dhe tani e ka vazhduar atë edhe për një vit tjetër deri në vitin 2023.

33-vjecari e nisi edicionin e ri mbarë duke realizuar dy gola në ndeshjen kundër Alavesit.

Të ngjashme