Sport
ZYRTARE: Benzema pensionohet nga Kombëtarja e Francës
Demokracia
15:50 | 19 Dhjetor 2022

Share:

Karim Benzema është pensionuar nga Kombëtarja franceze e futbollit, shkruan Demokracia.com.

Sulmuesi i Real Madridit e ka bërë të ditur vet lajmin nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetet sociale.

“Kam bërë përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenare për këtë! Unë kam shkruar historinë time dhe e jona po mbaron”, ka shkruar Benzema.


34-vjeçari gjatë karrierës së tij ka regjistruar 97 ndeshje për Francën duke kontribuuar me 37 gola.

Ky vendim i Karim Benzemas vjen vetëm një ditë pasi Franca u mposht në finale të Kupës së Botës nga Argjentina.

Benzema nuk ishte pjesë e reprezentacionit francez në këtë Botëror për shkak të një lëndimi./Demokracia.com/

Të ngjashme