Sport
Zyrtare: Belgjika emëron trajnerin e ri
Demokracia
10:06 | 08 Shkurt 2023

Share:

Trashëgimtari i Roberto Martinez, i cili u largua nga drejtimi i Belgjikës, pas dështimit në Kupën e Botës “Katar 2022”, është Domeniko Tedesko.

Trajneri 37-vjeçar, i shkarkuar nga Leipcigu në shtator, do të drejtojë De Brujnen dhe shokët e tij deri në Kampionatin Evropian të vitit 2024.

Tedesko ka drejtuar në karrierën e tij 251 ndeshje dhe ka arritur të marrë 132 fitore, 46 barazime dhe 73 humbje. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024