Sport
Zyrtare: Bekim Isufi trajner i ri i Ballkanit
Demokracia
18:26 | 15 Qershor 2021

Share:

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bekim Isufi e ka marrë edhe zyrtarisht drejtimin e Ballkanit të Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare e klubit suharekas në “Facebook”, raporton Demokracia.com.

“Ju njoftojmë së timonieri i FC Ballkani-t për sezonin 2021/22 është emëruar z. Bekim Isufi i cili ishte me i përafert sa i përket misionit dhe vizionit të klubit”, thuhet në njoftimin e klubit “portokallezi”.

Isufi së fundmi ka qenë ndihmëstrajner i Kombëtares U21 të Kosovës.

45-vjeçari ka drejtuar në të kaluarën Ferizajin dhe Dritën.

Me këtë të fundit ka arritur të stoliset me titull të kampionit gjatë edicionit 2017/2018, ndërkohë që ishte shpallur edhe kampion si lojtar në vitin e largët 2003. /Demokracia.com

Të ngjashme