Sport
Zyrtare: Bayern Munichu e kompleton transferimin e Noussair Mazraouit
Demokracia
15:41 | 24 Maj 2022

Share:

Bayern Munichu e ka kompletuar transferimin e Noussair Mazraoui.

24-vjeçari transferohet te bavarezët me parametra zero nga Ajaxi për edicionin e ri.

Ai ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me kampionin e Gjermanisë.

“Që nga fillimi i bisedimeve me klubin, jam ndjerë mirë dhe i emocionuar për t’ju bashkuar një prej klubeve më të mëdha në Evropë”, tha ai.

“Bayerni është bërë kampion i Gjermanisë për vitin e dhjetë me radhë dhe do të jetë sërish pretendent për Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm”, shtoi Mazraoui./Demokracia.com/

Të ngjashme