Sport
Zyrtare: Bayern Munich nënshkruan me portierin Yann Sommer
Demokracia
15:57 | 19 Janar 2023

Share:

Bayern Munich ka nënshkruar zyrtarisht me portierin e Përfaqësueses së Zvicrës, Jann Sommer.

Sommer do të ketë një kontratë deri më 30 qershor 2025, bën të ditur Bayern përmes një komunikate në uebfaqen zyrtare, shkruan Demokracia.com.

Transferimi i Sommer shihet si zëvendësues i “gardianit” gjerman, Manuel Neuer i cili është lënduar rëndë. Neuer, 36 vjeçar, pësoi një frakturë në këmbën e djathtë gjatë skijimit më 9 dhjetor dhe nuk do të mund të luajë më këtë sezon.

Reprezentuesi zviceran pas firmosjes së kontratës ka folur edhe fjalët e para si lojtar i ri i “Bavarezëve”.

“Mezi pres rolin tim të ri në FC Bayern. Është një klub i madh me fuqi, ne kemi luajtur shpesh kundër njëri-tjetrit – e di për cilësinë dhe tërheqjen e madhe të këtij klubi. Jam krenar që jam pjesë e FC Bayern tani. Ne kemi detyra të mëdha përpara. Mezi pres me padurim të filloj me kolegët e mi të rinj dhe gjithçka që do të vijë. Do të doja të falënderoja Borussia Mönchengladbach për tetë vite e gjysmë të shkëlqyera dhe që bëri të mundur këtë transferim”, tha Sommer për faqen zyrtare të klubit.

Yann Sommer ishte pjesë e Borussia Monchengladbach nga viti 2014./Demokracia.com/

Të ngjashme