Sport
Zyrtare: Bashkimi rikthen në skuadër Ballukun
Demokracia
18:29 | 01 Gusht 2022

Share:

Arion Balluku është rikthyer sërish te klubi i Superligës së Kosovës në basketboll, KB Bashkimi.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi prizrenas përmes një postimi në faqen zyrtare, shkruan Demokracia.com.

Balluku ishte pjesë e Bashkimit edhe në vitin 2018 kur Bashkimi u shpall kampion i Kosovës.

“Klubi jonë ka arritur marrëveshje me Arion Ballukun i cili ka qenë pjesë e ekipit kampion ne sezonën 2018. Mirë se na vjen, përsëri Arion”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme