Klubi i Bashkimit në kategorinë e femrave do të marrë pjesë në edicionin e ri në Ligën Unike.
Skuadra nga Prizreni është e dyta nga Kosova që konfirmon pjesëmarrjen në një kompeticion të tillë. Para Bashkimit, pjesëmarrjen e ka konfirmuar Penza, derisa në pritje është edhe Prishtina.
Liga Unike në edicionin e ri do të fillojë edhe me Ligën e Femrave, ku do të marrin pjesë tri skuadra nga Kosova dhe tri nga Shqipëria. Liga e Femrave do të fillojë më 20/21 tetor, me dhjetë xhiro të rregullta e më pas faza e “Play-Off”-it. /Demokracia.com