Klubi i Basketbollit Bashkimi ka kompletuar transferimin e basketbollistit amerikan, Julien Lewis.
Amerikani i gjatë 193 cm është përforcimi i parë i huaj i ish-kampioënve të Kosovës.
Bashkimi njofton se Lewis luan në pozitën 2, shkruan Demokracia.com.
Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në ligën NCAA me skuadrat Texas Longhorns dhe Fresno State Bulldogs, pastaj në NBA G League me skuadrat Rio Grande Vipers dhe Stockton Kings, dhe së fundi në kampionatin finlandez me skuadrën Kobrat.
Te kjo e fundit, 29 vjeçari ka pasur 28 paraqitje, duke arritur mesatare prej 10.1 pikëve dhe 5.2 kërcimeve për ndeshje. /Demokracia.com