Pak orë pasi e shkarkoi trajnerin, Bashkimi e ka zyrtarizuar ardhjen e trajnerit të ri të skuadrës.
Klubi nga Prizreni ka bërë të ditur se ka angazhuar trajnerin nga Kroacia, Franko Sterle, shkruan Demokracia.com.
Së fundmi ai ishte pjesë e Zadarit si ndihmëstrajner.
https://www.facebook.com/BashkimiBC/posts/1874040459416600
Njoftimi i plotë i Bashkimit:
“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri kroat, Franko Sterle, i cili do ta udhëheq skuadrën tonë për pjesën e mbetur të kampionatit.
Sterle vjen nga skuadra që aktualisht kryeson në kampionatin kroat, Zadar, tek e cila është angazhuar si ndihmëstrajner që nga viti 2014. Ai te kjo skuadër së fundi ishte ndihmësi i kryetrajnerit Veljko Mršić, i cili po ashtu është edhe përzgjedhësi i reprezentacionit A të Kroacisë”. /Demokracia.com