Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen e nesërme kundër Real Sociedad në Anoeta. Bie në sy rikthimi i Pedrit, pas një mungese mbi dy mujore.
Paraqitja e tij e fundit daton në 20 gusht kundër Cadiz. Pedri ka kaluar nje kalvar te vertete keto kohet e fundit teksa ai perpara se te nisnin demtimet ishte futbollisti me i aktivizuar dhe ai qe nuk beri pushime thuajse 1 vit totalisht me ndeshje mes klubit dhe Spanjes… Me rikthimin e Pedrit do te jete nje fuqizim i madh edhe per Xavi Hernandez…
PORTIERË: Ter Stegen, Iñaki Peña, Astralaga
MBROJTES: João Cancelo, Balde, R. Araujo, I. Martínez, Christensen, Marcos Alonso, Kounde
MESFUSHORË: Gavi, Pedri, Romeu, Gündoğan, Casadó, Fermín
SULMUES: Ferran Torres, Lewandowski, Raphinha, João Félix, Lamine Yamal