Barcelona publikoi informacionin në faqen e saj zyrtare se në sezonin 2023/24 do të luajë në stadiumin Montjuic në vend të Camp Nou, i cili do të rikonstruktohet plotësisht!
Punimet për kampin e ri do të nisin këtë verë, ndërsa në verën e vitit 2023 do të prishet i gjithë niveli i tretë i stadiumit.
Në mënyrë që Barça të sigurojë sa më shumë të ardhura, vendosi të mos luajë në stadiumin e saj gjatë pjesës më të rëndësishme të rindërtimit, që përfshin prishjen e nivelit të tretë, sepse atëherë do të ishte në dispozicion vetëm 50 për qind e kapacitetit të stadiumit.
Kjo është arsyeja pse klubi vendosi të transferojë të gjithë sezonin në Montjuic, stadiumin Olimpik, i cili u ndërtua në 1929 dhe u rindërtua në 1989 për nevojat e Lojërave Olimpike Verore 1992 në Barcelonë.
Stadiumi ka një kapacitet prej 60.713 spektatorësh, ndaj Barça do të ketë të ardhura të konsiderueshme gjatë rikonstruksionit të stadiumit të saj, i cili do të jetë një nga stadiumet më moderne në botë./Demokracia.com/