Ballkani e ka zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuesin anësor nga Holanda, Dilivio Hoffman.
Sulmuesi 24-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2024 me klubin suharekas, raporton Demokracia.com.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit “portokallezi” në rrjetet sociale.
“Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi anësor Dilivio Hoffman është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Sulmuesi 24-vjeçar ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ballkanit.
Në të kaluarën, Hoffman ka luajtur në kampionatin holandez me ekipin U21 të Twentes, Den Bosch U21, De Treffers si dhe së fundmi ishte pjesë e Tec.
Hoffman është përforcimi i dytë në afatin kalimtar të janarit te Ballkanit, pas Lumbardh Dellovës i cili iu bashkua klubit në fillim të merkatos./Demokracia.com/