Sport
Zyrtare: Ballkani mëson kundërshtarin në rrethin e tretë në Ligën e Konferencës
Demokracia
21:52 | 27 Korrik 2022

Share:

Ballkani e ka mësuar kundërshtarin e radhës në rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Ishujt Faroe, Klaksvik është rivali i radhës për kampionët e Kosovës, raporton Demokracia.com.

Klaksvik triumfuan në duelin e kthimit në shtëpi 1:0 kundër ekipit malazez, Sutjeskas. Golin e vetëm për vendasit e realizoi Klettskard në minutën e 66-të.

KI Klaksvik është 19 herë kampion i Ishujve Faroe, gjashtë herë triumfues në Kupën e shtetit dhe dy herë fitues i Superkupës.

Ky klub kap vlerën e 2.80 milionë eurove, bazuar në të dhënat e sajtit “Transfermarkt”, e që i bie se ka vlerë dukshëm më të ulët se Ballkani që kap vlerën e 4.05 milionë eurove.

Futbollisti me vlerën më të lart te klubi në fjalë është danezo-braziliani Patrick Da Silva që vlen 400 mijë euro.

Ndeshja e parë ndërmjet Ballkanit dhe Klaksvik luhet më 4 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:00./Demokracia.com/

Të ngjashme