Ballkani e ka kompletuar transferimin e portierit shqiptar, Stivi Frashërit.
“Portokallezinjtë” kanë njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me Frashërin, shkruan Demokracia.com.
Frashëri vjen pas aventurës së suksesshme me Teutën e Durrësit me të cilën u shpall kampion në Shqipëri edicionin e fundit.
Kjo është aventura e parë e Stivi Frashërit në futbollin kosovar.
Stivi Frashëri te suharekasit do të ketë konkurent për vendin e startuesit me Damir Ljuljanoviqin.
Ballkani synon që edhe edicionin e ri të jetë ndër skuadrat konkurente për titull të kampionit si dhe për dalje në garat evropiane. /Demokracia.com