Trajneri shqiptar, Ilir Daja e ka vazhduar zyrtarisht kontratën me Ballkanin, shkruan Demokracia.com.
Daja do të jetë pjesë e Ballkanit edhe për dy vjet të tjera në postin e kryetrajnerit të kampionëve në fuqi të Kosovës.
Lajmin e ka zyrtarizuar faqja zyrtare e klubit suharekas në rrjetet sociale.
“Ilir Daja vazhdon kontratën edhe për dy vite me kampionët. Timonieri që e drejtoi skuadrën tonë në sukseset historike i qëndron besnik Ballkanit deri në vitin 2024”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ballkanit.
Nën drejtimin e Ilir Dajës, Ballkani u stolis me titullin e parë në histori të Superligës së Kosovës edicionin e fundit, derisa shkroi histori duke u kualifikuar në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës./Demokracia.com/