Sport
Zyrtare: Arsenali kompleton transferimin e Gabriel Jesusit
Demokracia
11:06 | 04 Korrik 2022

Share:

Arsenali e ka kompletuar transferimin e Gabriel Jesusit nga Manchester City në një marrëveshje afat-gjate.

25-vjeçari i bashkohet Arsenalit duke qenë një prej sulmuesve më të mirë në Premierligë vitet e fundit.

Ai ka shënuar 95 gola në 236 paraqitje në të gjitha garat në pesë edicione me “Qytetarët”.

Gabriel e ka fituar katër herë Premierligën, Kupën FA dhe Kupën e Ligës tre herë.

Me Kombëtaren e Brazilit, Jesus ka bërë 56 paraqitje dhe ka shënuar 19 gola që prej debutimit në shtator të vitit 2016.

Gabriel do ta mbajë numrin nëntë në fanellë dhe do t’i bashkohet skuadrës londineze në përgatitjet para-sezonale./Demokracia.com/

Të ngjashme