Sport
Zyrtare: Ardian Nuhiu vazhdon kontratën me Dritën
Demokracia
22:21 | 13 Maj 2022

Share:

Sot, në ambientet e klubit të FC Drita  është arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin, Ardian Nuhiu, të cilit i është besuar drejtimi i klubit edhe për tri vite të tjera.

“Marrëveshja e rinovuar është nënshkruar sot në prani të Drejtorit Gjeneral të klubit, Feti Murseli, me ç’rast i dëshiron trajnerit suksese dhe vazhdimësi të punës së bërë deri më tani.

Kontributi dhe puna e trajnerit Nuhiu është vlerësuar si tejet e suksesshme dhe FC DRITA beson në vazhdimësinë e këtij rrugëtimi edhe për vitet e ardhshme.

Kujtojmë që trajneri, Ardian Nuhiu u bashkua me klubin tonë më 17 shtator, 2018.

FC DRITA i dëshiron shumë suksese trajnerit në projektin tonë të përbashkët”, thuhet në njoftimin e FC Drita. /Demokracia.com

Të ngjashme