Sport
Zyrtare: Arbnor Ramadani largohet nga Gjilani
Demokracia
22:18 | 28 Korrik 2023

Share:

Arbnor Ramadani ka konfirmuar largimin e tij nga Gjilani.

Lojtari e bëri të ditur vendimin në llogarinë e tij në Facebook, duke falënderuar klubin për bashkëpunimin që kishin.

Ai pritet që t’i bashkohet edhe zyrtarisht Llapit, ndërsa edhe pse nuk është prezantuar – ka zhvilluar një miqësore për skuadrën nga Podujeva në një miqësore me Fushë Kosovën.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë nga Ramadani (pa ndërhyrje):

Përshëndetje miq,

Pas një edicioni me shumë mund dhe sakrificë tek SC Gjilani, me ç’rast siguruam garat evropiane, kemi rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit.

Ky vit tek SC Gjilani do mbetet përgjithmonë në zemrën time pasi që ishim gjithnjë të bashkuar dhe të pathyeshëm pavarësisht rrethanave.

Dua të falenderoj përzemërsisht Presidentin e klubit, Florim Zuka për mbështetjen dhe korrektësinë, gjithë stafin e administratës, shtabin teknik për punën profesionale si dhe bashkëlojtarët e mi për kohën e mrekullueshme të kaluar së bashku.

Një falenderim të veçantë “Skifterave” që na qëndruan çdo herë pranë dhe ishin lojtari ynë i 12-të në fushë. Momentet e bukura me Skifterat dhe tifozët gjilanas do i mbaj përherë në mendjen time.

Të ngjashme