Sport
ZYRTARE: Arbnor Ramadani, futbollist i ri i Gjilanit
Demokracia
19:02 | 31 Korrik 2022

Share:

Arbnor Ramadani edhe zyrtarisht është prezantuar si futbollist i ri i Gjilanit.

Mesfushori gjilanas ka nënshkruar me “kuqebardhët” me lajmin që është konfirmuar nga klubi përmes uebfaqes zyrtare, shkruan Demokracia.com.

Gjilani si zakonisht ka bërë një prezantim fantastik të futbollistit përmes një video, ndërsa ka përfshirë edhe supergolin e Ramadanit ndaj Dritës në finalen e Kupës së Kosovës sa ishte pjesë e Llapit.

Arbnor Ramadani së fundmi ishte pjesë e Llapit ndërkohë gjatë karrierës së tij ai ka qenë pjesë edhe e Dritës, rivali lokal të Gjilanit

Më poshtë mund ta shikoni videon e prezantimit të lojtarit nga SC Gjilani./Demokracia.com/

Të ngjashme