Sport
Zyrtare: Arbnor Morina emërohet trajner i Ferizajt
Demokracia
20:45 | 17 Shtator 2021

Share:

Ferizaj e filloi në mënyrën më të keqe edicionin e ri në urdhrat e Megzon Visokës.

Pas vetëm tri ndeshjeve bordi mori vendim për shkarkimin e Visokës, dhe pas vetëm 24 orëve emërohet trajneri i ri.

Fjala është për trajnerin e njohur kosovar, Arbnor Morinën.

“Kemi kënaqësinë që t’iu informojmë se Arbnor Morina do të jetë kryetrajner i Ferizajt në vazhdim të kampionatit. Drejtuesit e klubit dhe trajneri Morina kanë arritur marrëveshje deri në fund të sezonit. Ndihmës i Morinës do të jetë Petrit Rushiti, i cili ka të përfunduar Fakultetin e Shkencave Sportive dhe është i pajisur me licencën A të UEFA-s. Kurse, trajner i portierëve do të vazhdojë të jetë Luan Alija. Shtabi teknik pritet të kompletohet edhe me një trajner”, thuhet në njoftimin e klubit.

Morina do ta marr drejtimin e ekipit prej ditës së hënë, ku do të mbajë seancën e parë stërvitore. /Demokracia.com

Të ngjashme