Sport
Zyrtare: Arbëria mbetet edhe pa trajnerin Visoka, shkak kriza financiare
Demokracia
18:30 | 04 Janar 2022

Share:

Megzon Visoka ka konfirmuar largimin e tij nga posti i trajnerit te Arbëria.

Lajmin Visoka e ka konfirmuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Demokracia.com.

Arsyeja e largimit të tij nga skuadra e Dobrajës së Madhe të Lipjanit është për shkak të gjendjes aspak të mirë financiare nëpër të cilën po kalon ish-skuadra e Superligës së Kosovës.

Bashkë me Visokën janë larguar edhe dy ndihmësit e tij, Arsim Tershani dhe Diamant Kadriolli.

Visoka në njoftimin e lëshuar në rrjetet sociale ka bërë të ditur se te Arbëria “nuk ka kushte” për të vazhduar me punë.

Arbëria bën gara në Grupin B të Ligës së Parë të Kosovës.

NJOFTIMI I PLOTË (pa ndërhyrje):

Pershendetje miqte te mi.

Duke pare gjendjen e krijuar ne KF Arberia pas doreheqjes-largimit te kryesise dhe presidentit te klubit dhe duke pare qe shumica e futbollisteve tashme jane larguar nga klubi , edhe mua si kryetrajner nuk me mbetet rruge tjeter vetem se te largohem bashkarisht me asistentet Arsim Tershani dhe Kadriolli Diamant sepse ne klub nuk ka kushte per te vazhduar tutje.

Ndjeje keqardhje per nderprerjen e punes ne kete menyre sepse me te vertete Arberia ishte e destinuar per tu rikthyer ne elite ne fund te ketij kampionati.

Nje falenderim per anetaret e kryesise dhe tifozet e klubit futbollistik KF Arbëria.

Falenderimi me i veqant eshte per te gjithe FUTBOLLISTET te cilet ishin te perkryer ne te gjitha drejtimet , andaj te gjitheve ju uroje shume suksese ne vazhdim ne sfidat e tyre te radhes. /Demokracia.com/

Të ngjashme