Sport
Zyrtare: Arbër Zeneli nënshkruan kontratë të re me Reims
Demokracia
18:56 | 17 Maj 2022

Share:

Futbollisti i Kombëtarës së Kosovës, Arbër Zeneli ka nënshkruar kontratë të re me Stade de Reims.

Zeneli me kontratën e re do të mbetet pjesë e klubit francez deri në verën e vitit 2025.

Kjo u bë e ditur nga klubi francez nëpërmjet faqes zyrtare, shkruan Demokracia.com.

Reims publikoi një video afër 2 minutëshe për të njoftuar rinovimin e kontratës me futbollistin këmbëshpejtë të Kosovës.


Zeneli iu bashkua Reimsit në janar të vitit 2019 nga Heerenveen./Demokracia.com/

Të ngjashme