Sport
Zyrtare: Anulohet vendimi i Kasumit, Shabanit i hiqet kartoni i kuq i dhënë në takimin Gjilani – Dukagjini
Demokracia
17:20 | 13 Shtator 2021

Share:

Komisioni për Vlerësim i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim t’ia heq kartonin e kuq mesfushorit të Dukagjinit, Bujar Shabanit në takimin kundër Gjilanit.

Shabani u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutat shtesë të ndeshjes e ku nuk munguan as reagimet e shumta nga klubi, lojtari dhe njohësit e futbollit, shkruan Demokracia.com.

Komisioni në fjalë ka bërë të ditur se pas shikimit me kujdes të video-incizimit të ndeshjes ka konstatuar se ndëshkimi me kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtim nga ndeshja e Bujar Shabanit nuk ka qenë i drejtë.

Kësisoj, Komisioni për Vlerësim ka marrë vendim se lojtarit në fjalë ka të drejtë të aktivizohet në ndeshjen e radhës.

LEXO EDHE: Rasti diskutabil me karton të kuq në takimin Gjilani – Dukagjini, sistemi VAR në Kosovë, flet ish-gjyqtari i njohur

Demokracia kontaktoi sot (e hënë) edhe me ish-gjyqtarin e njohur kosovar, Mustafë Domin i cili u shpreh se në atë rast gjyqtari Kasumi nuk është dashur të akordojë as goditje të lirë, ndërsa për karton as që bëhëj fjalë. /Demokracia.com

Të ngjashme