Lajme
Zyrtare: Antony Blinken takim me Edi Ramën në Bruksel
Demokracia
16:18 | 13 Qershor 2021

Share:

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka njoftuar se sekretari amerikan Antony Blinken do të zhvillojë këtë të dielë takim me kryeministrin Edi Rama në Bruksel.

Siç mëson abcnews.al takimi Rama – Blinken do të zhvillohet në orën 17:30.

Pak ditë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, firmosi vendimin për të shpallur “non grata” në SHBA ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe anëtarë të afërt të familjes së tij.

Berisha reagoi ashpër duke e cilësuar vendimin si të pabazuar, ndërsa kërkoi publikimin e fakteve dhe provave mbi të cilat është marrë ky vendim.

Gjithashtu, Berisha paralajmëroi ngritjen e një padie në një prej gjykatave franceze për Sekretarin Blinken.

Në reagimin e tij, ish-kryeministri Berisha akuzoi se vendimi është një lobim i George Soros dhe Edi Ramës.

Të ngjashme