Sport
Zyrtare: Anglia ia vazhdon kontratën trajnerit Southgate
Demokracia
14:06 | 22 Nëntor 2021

Share:

Kombëtarja e Anglisë dhe trajneri, Gareth Southgate kanë nënshkruar kontratë të re për vazhdimin e bashkëpunimit.

Me kontratën e re, Southgate do të jetë trajner i “Tre Luanvë” deri në vitin 2024, shkruan Demokracia.com.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate të lëshuar për media nga faqja zyrtare e Federatës Angleze.

“Këtu për të qëndruar. E kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Gareth Southgate e ka vazhduar kontratën me Tre Luanët deri në vitin 2024”, thuhet në komunikatën e Federatës Angleze.


Anglia nën drejtimin e Gareth Southgate ishte finaliste e Kampionatit Evropian “Euro2020”, ndërsa pësoi humbje pas ekzekutimit të penalltive nga Italia.

Kombëtarja angleze së fundmi siguroi kualifikimin për Kupën e Botës “Katar 2022” duke u pozicionuar e para në grup. /Demokracia.com

Të ngjashme