Futbollisti kosovar me pasaportë zvicerane, Andi Zeqiri është bërë me skuadër të re.
Brighton që e ka nën pronësi kartonin e sulmuesit, e ka huazuar Zeqirin te Augsburg në Bundesliga të Gjermanisë.
“Andi është një nga lojtarët tanë të rinj të uritur për të luajtur. Është momenti kyç që ai të luaj diku më shumë dhe të zhvillohet edhe më shumë si futbollist.
Kalimi te Augsburg është lëvizje e shkëlqyeshme për Andin dhe ne do mbajmë sytë andej duke e përcjellë përparimin e tij si futbollist” ka thënë trajneri i Brighton, Graham Potter.