Interi ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me sulmuesin kilian, Alexis Sanchez.
Reprezentuesi i Kilit kishte kontratë me “Neurazzurrët” deri më 30 qershor të vitit 2023. Megjithatë, ai dhe Inter kanë mbyllur bashkëpunimin para kohës, shkruan Demokracia.com.
“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshje për zgjidhjen konsensuale të kontratës së sulmuesit kilian Alexis Sanchez. Klubi dëshiron të falënderojë Alexis për tre sezonet e tij në Nerazzurri që kulmuan me pushtimin e tre trofeve dhe i uron atij më të mirat për pjesën tjetër të karrierës së tij”, thuhet në komunikatën zyrtare të Interit.
Alexis Sanchez sipas raportimeve në mediat e huaja pritet të transferohet te Marseille në Ligue 1.
Sanchez gjatë viteve të kaluara karrierë ka bërë edhe te Man United, Arsenal, Barcelona e Udinese./Demokracia.com/
1️⃣0️⃣9️⃣ presenze ?️
2️⃣0️⃣ gol ⚽
3️⃣ Trofei ?
Un tuffo indimenticabile alla bandierina⛳#GrazieAlexis? https://t.co/0awwRvHtHY pic.twitter.com/Wyg6d8ouHn
— Inter (@Inter) August 8, 2022