Sulmuesi kosovar Albert Bunjaku është bërë me skuadër të re, duke sinjalizuar se nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli.
Bunjaku ka nënshkruar me skuadrën që luanë në Regionalliga West, Bonner SC, deri në fund të sezonit me mundësi vazhdimi.
Drejtori sportiv, Danierl Zillken është shprehur shumë i kënaqur me transferimin e Bunjakut, duke thënë se sulmuesi sjell shumë përvojë në skuadrën e tyre. /Demokracia.com