Sport
Zyrtare: Alban Shillova futbollist i ri i Malishevës
Demokracia
19:33 | 18 Korrik 2022

Share:

Malisheva ka kompletuar transferimin e futbollistit kosovar, Alban Shillova.

Klubi nga “Liman Gegaj” ka prezantuar sulmuesin e njohur kosovar në ambientet e klubit, shkruan Demokracia.com.

“Kemi kompletuar marrëveshjen për transferimin e Alban Shillovës. Mirësevjen Alban”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Alban Shillova te Malisheva është transferuar pas aventurës te Llapit.

29-vjeçari gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e Prishtinës, Drenicës, Flamurtarit, Dritës, Vllaznisë së Pozheranit e disa të tjerave.

Malisheva edicionin e ri bën gara në Superligën e Kosovës teksa në merkato ka zyrtarizuar edhe disa perforcime tjera./Demokracia.com/

Të ngjashme