Sport
Zyrtare: Alban Dragusha trajner i Vushtrrisë
Demokracia
12:06 | 17 Qershor 2022

Share:

Ish-futbollisti i mirënjohur, Alban Dragusha e ka marrë drejtimin e skuadrës së Vushtrrisë, shkruan Demokracia.com.

Dragusha që ishte pjesë e Dritës si ndihmëstrajner i Ardian Nuhiut, ka vendosur të marrë më shumë përgjegjësi në karrierën e tij dhe ta udhëheq skuadrën e njohur Vushtrrinë me objektiv rikthimin në elitën e futbollit.

Njoftimi i FC Vushtrrisë:

Alban Dragusha, do të jetë kryetrajner i klubit tonë!

Pas një karriere të bujshme si futbollist duke luajtur për skuadra vendore dhe ndërkombëtare, ndër to edhe kampion me klubin tonë në vitin 2014, tani Albani rikthehet në Vushtrri, por kësaj radhe si kryetrajner.

I dëshirojmë mirë se ardhje dhe i urojmë shumë suksese Gladiatorit tonë!

NA PRIFTË E MBARA!. /Demokracia.com

Të ngjashme