Sport
Zyrtare: Agim Maliqi do të jetë “krahu i djathtë” i Ismet Munishit te Gjilani
Demokracia
18:47 | 13 Mars 2021

Share:

Pas Ismet Munishit, klubi i Gjilanit e ka prezantuar edhe stafin e tij teknik në faqen zyrtare në “Facebook”.

Agim Maliqi do të jetë ndihmës i Munishit te Gjilani, ashtu siç ishte te Ballkani, shkruan Demokracia.com.

Në stafin e Munishit do të jetë edhe Alban Hyseni, kurse trajner i portierëve vazhdon të mbetet Enver Sermaxhaj.

Maliqi te Gjilani do ta zë vendin e Granit Dervishollit.

https://www.facebook.com/scgjilani/posts/833041690615182?__cft__[0]=AZXjDuo34w9pTRq42XhoQlIhfDY4WCkiKJt3PhnUSUCSxza_Rq0R2eabAi-AZORNyey3bXCcYjG5ZU6TYbpyiF7rV0UrLNlc9x1NGJEAYmdJK85eOJ7Rn1GhIWUncslIO_dZsKX1nKTL8xm8X8xjuDuK&__tn__=%2CO*F

Postimi i plotë i Gjilanit:

Agim Maliqi pjesë e stafit të trajnerit Ismet Munishi

Gjilan, 13 Mars 2021-Ismet Munishi sot i është bashkuar skuadrës sonë, ku ju besua posti i kryetrajnerit të skuadrës.

Në stafin e kryetrajnerit Ismet Munishi, ku bëjnë pjesë Alban Hyseni dhe trajneri i portierëve Enver Sermaxhaj, sot gjithashtu ju bashkua edhe ndihmës trajneri Agim Maliqi, ku do të kompletoj pjesën e asistentëve të kryetrajnerit të ri në skuadrën tonë.

Maliqi do të zë vendin e asistentit të deritanishëm Granit Dervisholli, të cilin skuadra e falemnderon për punën e tijë sa ishte pjesë e stafit të ish trajnerit tonë, Bylbyl Sokoli.

Kujtojmë se Agim Maliqi, gjithashtu ishte pjesë e stafit të trajnerit Ismet Munishi, sa ishte pjesë e skuadrës nga Suhareka, KF Ballkani.

Klubi i dëshiron mirëseardhje Maliqit dhe i dëshiron suksese në vazhdim së bashku me skuadrën tonë”. /Demokracia.com

Të ngjashme