Sport
Zyrtare: Abraham lë Chelsean për t’iu bashkuar Mourinhos te Roma
Demokracia
13:26 | 17 Gusht 2021

Share:

Sulmuesi anglez, Tammy Abraham është transferimi më i fundit i Romës.

23-vjeçari i është bashkuar edhe zyrtarisht klubit nga kryeqyteti italian ditën e sotme, shkruan Demokracia.com.

Romakët kanë shpenzuar plot 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit anglez.

Abraham ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “Giallorossi”.


Reprezentuesi anglez ishte pjesë e Chelsea nga viti 2019.

Pas largimit të sulmuesit boshnjak, Edin Dzekos, Abraham shihet si pasues i tij. /Demokracia.com

Të ngjashme