Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka përmirësuar pa një njoftim pjesën e një interviste, ku Zyrës Serbe për Kosovën i referohej “Zyra për Kosovë dhe Metohi”.
Në një intervistë të përkthyer nga BBC në gjuhën serbe, figuronte emri i Petar Petkoviq si “Drejtor i Zyrës për Kosovë e Metohi”. Sot është raportuar gjatë ditës për këtë shkarje të zyrës së qeverisë për komunikim.
Në këtë përkthim, në pjesën kur gazetari flet për pozitën që Petar Petkoviq ka në Qeverinë e Serbisë, ai i referohet Kosovës si “Kosovë dhe Metohi”, emër ky që Serbia zyrtare e përdorë për Kosovën meqë nuk e njeh si shtet.
Çudia është se edhe zyra e kryeministrit i është referuar njëjtë Kosovës, si “Kosovë e Metohi”, duke mos bërë përkthim korrekt, ndaj qëndrimit për vetë shtetin që kryeministri udhëheqë.
Tani gabimi është rregulluar.