Lajme
Zyra e presidentit ukrainas publikon videon, që tregon pse lufta në Ukrainë nuk është një konflikt i zakonshëm
Demokracia
09:27 | 19 Mars 2023

Share:

Zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar një video, që është një përmbledhje e luftës në Ukrainë duke treguar arsyet se pse lufta në këtë vend nuk është një konflikt i zakonshëm i armatosur.

Sipas kësaj zyre, lufta në Ukrainë është konflikti më i madh që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

12 milionë civilë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë, mbi 150 mijë ndërtesa kolektive janë shkatërruar nga raketat ruse.

Në mijëra shkolla e universitete kanë rënë mbi 5 mijë raketa gjigante ruse, e dhjetëra mijëra kilometra katrorë janë akoma të pushtuara nga rusët, transmeton Telegrafi.

Në video thuhet se Ukraina i ka të gjitha arsyet të mos dorëzohet dhe të mbajë larg forcat armike – pra gjatë kufirit 1.500 kilometërsh me Rusinë.

Të ngjashme