Lajme
Zyra e Presidentes fajëson Serbinë për sulmet ndaj policisë në veri
Demokracia
14:37 | 15 Prill 2022

Share:

Zyra e Presidentes ka reaguar pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri, duke fajësuar Serbinë për sulmet, që siç thonë ata, shteti serb po synonë të destabilizojë situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë.

Kështu ka thënë Blerim Vela, Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, në një postim në rrjetin social “Twitter”, përcjell Demokracia.com.

“Ditët e fundit, Serbia dhe strukturat e saj kriminale kanë kryer disa sulme kundër Policisë së Kosovës në veri. Këto veprime të shoqëruara me tentativa dezinformuese synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë. Ata do të dështojnë, shteti i së drejtës do të mbizotërojë” ka shkruar Vela.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se Policia kufitare e Kosovës është sulmuar me granata dore mëngjesin e sotëm. Sveçla e ka quajtur këtë sulm terrorist duke thënë se ky është sulmi i katërt brenda disa ditëve ndaj policisë kufitare të Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 19 Prill 2025
Lajme • 19 Prill 2025