Zyra e Kryeministri, ka publikuar agjendën e kryeministri, Albin Kurti për të hënë. Pjesë e kësaj agjende nuk është paraparë “dreka e punës” me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Në agjendën nuk është paraparë ky takim edhepse është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, se Kurti bashkë me zëvendësin e tij do të kenë një drekë pune me Lajçakun që sot viziton Kosovën.
Sipas zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, Kurti dhe Lajçak do të kenë një drekë pune.
“Kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi priten të zhvillojnë një drekë pune me emisarin Lajçak.” – ka thënë Kryeziu për KlanKosova.
Sipas agjendës, Kurti nga ora 10:00 merr pjesë në lansimin e Platformës së Punësimit të Garantuar për të Rinjtë.
Ndërkaq, nga ora 16:00 Kurti bashkë me ministrin Hekuran Murati, vizitojnë ndërmarrjen “Liri”, në Prizren.
Ndryshe, emisari Lajçak pritet që sot ta vizitojë Kosovën. Nuk janë dhënë detaje se çfarë pritet saktësisht të bisedohet, por ajo që dihet është se ndërkombëtarë janë intensifikuar takimet me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë me qëllim që të arrihet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Agjenda e publikuar nga ZKM:
1.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në lansimin e Platformës së Punësimit të Garantuar për të Rinjtë, nën organizimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasfereve.
VENDI: Hotel Sirius, Prishtinë
KOHA: 10:00
2. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati vizitojnë ndërmarrjen “Liri”, në Prizren.
VENDI: Ndërmarrja “Liri”, Prizren
KOHA: 16:00