Zyra e Kryeministrit ka bërë një gafë mëngjesin e sotëm, duke ia huqur mbiemrit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz
Përmes një njoftimi për media, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin, por me këtë rast ka bërë një gabim, pasi ia ka huqur mbiemrit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, duke e ‘pagëzuar’ me mbiemrin Shcolz.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin, Gjermani, ku do të ketë takim bilateral me kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Shcolz”, shkruan në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Si “kampione” e gabimeve të emrave dhe huqjes së flamujve të shteteve të ndryshme, në këtë qeveri njihet kryediplomatja, Donika Gërvalla.
Theksojmë se kryeministri Albin Kurti është nisur në Gjermani me ftesë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, i cili do të takojë edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, por që këto takime do të jenë të ndara.
Po ashtu tashmë është bërë e ditur se konferenca e përbashkët e Kurtit me kancelarin gjerman, Scholz, do të fillojë në ora 16:00.
Në anën tjetër edhe i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë ditës së sotme në Berlin pritet të zhvillojë një takim të përbashkët me Kurtin dhe Vuçiqin. /Demokracia.com/