Lajme
Zyra e BE-së reagon për protestën e veteranëve
Demokracia
12:01 | 16 Qershor 2022

Share:

Zyra e BE-së në Prishtinë ka reaguar për protestën që aktualisht është duke u mbajtur para Kuvendit të Kosovës nga veteranët e UÇK-së, si rezultat i mospërfshirjes së tyre në Projektligjin për Pagën Minimale.

Nga Zyra e BE-së thonë se e drejta e tubimit paqësor garantohet me ligj dhe duke njohur të drejtën për protestë kanë bërë thirrje që protestuesit të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për ruajtjen e rendit, përcjell Demokracia.com.

“E drejta për tubim paqësor garantohet me ligjin ndërkombëtar dhe të Kosovës. Duke njohur të drejtën për të protestuar, u bëjmë thirrje të gjithë protestuesve në Kosovë sot që të përmbahen nga çdo formë dhune dhe të bashkëpunojnë me Policinë për ruajtjen e rendit publik, derisa dëgjohet zëri i tyre”, thuhet në reagim.

Të ngjashme